75 Mall Live Search
22:54 / E Hënë, 26 Shkurt 2024 / FR

Aksident në hyrje të Mitrovicës, lëndohen tre persona

Tre persona kanë mbetur të lënduar në rrugën nacionale në hyrje të Mitrovicës, si pasojë e një aksidenti ku u përfshinë dy vetura.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:17, ndërsa të lënduarit kanë kërkuar tretman mjekësor.

Lajmin për këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Rreth orës 20:17, është raportuar për një aksident trafiku i shkaktuar në rrugën nacionale në hyrje të Mitrovicës,  në  aksident janë përfshirë dy vetura, si pasojë  e aksidentit tre  persona  kanë kërkuar tretman mjekësor!”.