75 Mall Live Search
22:27 / E Premte, 13 Maj 2022 / OSH

Aksident në Istog, lëndohen personat në motoçikletë

Nje aksident trafiku ka ndodhur në orët e pasditës në Llukafc të Bregut, në komunën e Istogut.

Në aksident kanë qenë të përfshira një veturë dhe një motoçikletë.

Sipas të dhënave të para, lëndime trupore kanë pësuar personat që gjindeshin në motoçikletë.

Të njëjtit janë dërguar në spital për trajtim mjekësor./IndeksOnline/