Aksident në Jashanicë të Klinës, Policia dhe autoambulanca në vendngjarje

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh në fshatin Jashanicë të Klinës, ku janë përfshirë një veturë dhe një kombi, transmeton IndeksOnline.
Menjëherë pas incidentit, në vendin e ngjarjes kanë arritur ekipet e policisë dhe autoambulanca për të ofruar ndihmë për të lënduarit dhe për të hetuar shkaqet e aksidentit.
Për momentin nuk ka detaje të sakta mbi gjendjen e të përfshirëve në aksident.
IndeksOnline do t’ju mbajë të informuar…