Aksident në Jashanicë të Klinës, vdes një këmbësor

Një këmbësior ka humbur jetën në fshatin Jashanicë të Klinës, pasi që është goditur nga një veturë.
Rastin e ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Gashi ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 19:05 dhe se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendine e ngjarjes.
“ Rasti ka ndodhur sot rreth orës 19:05. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Hetuesit e trafikut dhe njësitet tjera relevante po e bëjnë vendshiqimin dhe janë duke i kryer hetimet për të parë se si ka ardhur deri tek ky aksident”, theksoi Gashi.