Aksident në Kaqibeg, një person i lënduar
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Kaqibeg të Podujevës.
Burimet e IndeksOnline brenda policisë kanë thënë se një person ka mbetur i lënduar në këtë aksident.
I lënduari është bartur me autoambulancë drejt QKUK-së në Prishtinë.
Policia rrugore është duke u marrë me rastin./IndeksOnline/