75 Mall Live Search
14:07 / E Diele, 29 Maj 2022 / MSH

Aksident në Kijevë, përplasen dy vetura

Një aksident trafiku ka ndodhur më herët në Kijevë të Malishevës.

Sipas informatave të para, bëhet fjalë për një përplasje mes dy veturave, një e tipit BMW dhe tjetra Volkswagen.

Indeksonline ka siguruar pamje nga vendi ngjarjes, teksa ka tentuar të kontaktojë edhe policinë por që nuk ka marrë përgjigje.

Aksidenti duket të jetë me dëme të konsiderueshme material, ndërsa akoma nuk dihet nëse ka të lënduar./Indeksonline/