75 Mall Live Search
21:26 / E Mërkurë, 04 Janar 2023 / AR

Aksident në Kishnicë, lëndohen katër persona

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur në fshatin Kishnicë, ku janë përfshirë tri vetura.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 19:30  kemi pranuar informatën se në fshatin Kishnicë,  ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, është shprehur Ahmeti.