19:08 / E Shtunë, 20 Prill 2024 / MSH

Aksident në Kolovicë, autoambulanca në vendin e ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur më herët në lagjën Kolovicë të Prishtinës.

Indeksonline raporton se aksidenti në fjalë ka ndodhur mes një veture dhe një motoçiklete.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur menjëherë ekipet relevante, përfshirë dhe ekipin mjekësor, i cili i ka dhënë ndihmën mjekësore drejtuesit të motoçikletës.

Akoma nuk dihen shkaqet e aksidentit.

Indeksonline ju sjell pamje nga vendi i ngjarjes.