75 Mall Live Search
09:39 / E Martë, 21 Nëntor 2023 / S Z

Aksident në Komoran, njëra veturë duket shumë e dëmtuar!

Një aksident i rëndë  trafiku ka ndodhur pak minuta më parë në Komoran. Nga pamjet e siguruara nga “Indeksonline”,  shihen dy veturat e aksidentuara,  të cilat kanë pësuar dëme të konsiderueshme.

Njëra nga veturat e përfshira në aksident,  është demoluar pothuajse tërësisht.

Verturat e aksidentuara vazhdojnë të qëndrojnë në mes të rrugës, në vendin ku ka ndodhur aksidenti. Ndërsa në vend ngjarje ende nuk shihen zyrtarë policorë.  Nuk raportohet për të lënduar.