Aksident në Komoran/ Përplaset maunja me pikapin
Para pak minutash ka ndodhur një aksident në trafik te Parku i Biznesit në Komoran.
Në pamjet e siguruara nga Indeksonline shihet se të përfshirë në aksident janë një maune dhe një veturë të llojit pikap.
Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar, përveç dëmeve materiale.
Si pasojë e aksidentit, janë shkaktuar kolona të gjata në atë pjesë.

