75 Mall Live Search
16:57 / E Enjte, 07 Tetor 2021 / OSH

Aksident në Lakrishtë, motoçiklisti përplaset me veturë

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në lagjen “Lakrishtë” në Prishtinë.

Sipas pamjeve, një veturë dhe një motoçiklistë kanë qenë të përfshirë në këtë aksident.

IndeksOnline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.

S’raportohet ende për të lënduar.

Kurse, Policia e Kosovës në mëngjesin e së enjtes ka apeluar tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes më të shtuar, të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut rrugor si dhe t’iu përshtaten kushteve të rrugës dhe atyre atmosferike, për të pasur një siguri më të madhe në trafik./IndeksOnline/