14:13 / E Mërkurë, 15 Mars 2023 / AR

Aksident në Lipjan, e përfshirë një grua shtatzënë

Para pak minutash ka ndodhur një aksident trafiku në Lipjan.

Burime të Indeksonline tregojnë se njërën nga veturat po e ngiste një grua shtatzënë por që nuk dihet nëse ka marrë lëndime.

Në aksident u përfshinë dy automjete, të cilat u përplasën “kokë më kokë”.