22:52 / E Premte, 30 Tetor 2020 / V R

Aksident në Lipjan, vetura godet një fëmijë

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Krojmir të Lipjanit.

Sipas burimeve të Indeksonline një veturë ka shkelur një fëmijë të gjinisë femëror.

Aksidenti ka ndodhur në orët e mbrëmjes së sontme, kur një veturë e tipit Golf 2 ka goditur viktimë të cilën më pas personalisht e ka dërguar në spitalin e Shtimes.

Nga atje e aksidentuara është dërguar me emergjencë në QKUK në Prishtinë.

Policia dhe të gjitha organet kompetente kanë dalur në vendin e ngjarjes./Indeksonline/