Aksident në Llapushnik, krijohen kolona të gjata
Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Pejë, saktësisht në Llapushnik.
Përveç dëmeve materiale, besohet se ka edhe të lënduar, mëson Indeksonline.
Për shkak të aksidentit, në atë rrugë janë shkaktuar kolona të gjata, duke vështirësuar kalimin e veturave.
Indeksonline do ju mbaj të informuar rreth këtij rasti.
