75 Mall Live Search
12:42 / E Enjte, 21 Maj 2020 / indeksADMonline

Aksident në magjistrale, ka edhe të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur paraditen e sotme në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, afër fshatit Pestovë.

Lajmin për këtë aksident e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Në aksident ishin të përfshira  dy vetura civile, ku  si pasojë e lëndimeve të pësuara dy persona kanë kërkuar tretman mjekësor. Nga këqyrja e vendit te ngjarjes shkaktar i aksidentit konsiderohet mosmbajtja e distancës ndërmjet dy veturave të përfshira në aksident”, ka thënë ai.