75 Mall Live Search
13:44 / E Shtunë, 27 Shtator 2025 / F.R

Aksident në magjistralen Ferizaj-Gjilan, përfshihen një veturë e policisë dhe një veturë civile

Një veturë zyrtare e policisë dhe një veturë civile me targa vendore janë përfshirë në një aksident trafiku në magjistralen Ferizaj-Gjilan, përkatësisht në fshatin Sojevë.

Kështu ka konfirmuar për IndeksOnline, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Veseli ka bërë të ditur se nuk raportohet për persona të lënduar.

“Më datë 27.09.2025 rreth orës 12:00, në rrugë magjistrale Ferizaj – Gjilan, në fshatin Sojevë të Ferizajt, ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident kanë qenë të përfshira:- një veturë zyrtare e policisë dhe një veturë  civile me targa vendore . Në këtë aksident janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar”, tha Veseli.

Ndërsa ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar nëse në këtë aksident është përfshirë eskortës së kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha.