75 Mall Live Search
18:21 / E Martë, 27 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Aksident në magjistralen Ferizaj-Prishtinë

Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, pak minuta më parë.

Një lexues i Indeksonline ka dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes ku shihet se në këtë aksident janë përfshirë dy vetura.

Sipas tij, pos dëmeve materiale nuk ka lëndime serioze në njerëz.

Ndryshe, reshjet e borës ditëve të fundit në vend, kanë bërë të rritet edhe numri i aksidenteve./Indeksonline/