Aksident në magjistralen Gjilan-Prishtinë, ‘Golf V’ i rrokullisur në mes të rrugës

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Gjilan-Prishtinë, transmeton IndeksOnline.
Një veturë ‘Golf V’ shihet i shkatërruar dhe i rrokullisur në mes të rrugës.
Përveç dëmeve të konsiderueshme materiale ende zyrtarisht policia nuk është deklaruar për rastin.
Në të dy anët e magjistrales janë krijuar kolona të automjeteve derisa policia e ka trajtuar rastin./IndeksOnline/