Aksident në magjistralen Kaçanik–Ferizaj, lëndohen tre persona

Një aksident trafiku është shënuar të hënën rreth orës 12:00 në magjistralen Kaçanik–Ferizaj, afër pikës së derivateve “Ada Gas”, ku janë përfshirë dy vetura me targa vendore, transmeton IndeksOnline.
Lajmin e ka konfirmuar për media zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili ka bërë të ditur se shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë mosmbajtja e distancës së sigurisë mes automjeteve.
Si pasojë e përplasjes, kanë pësuar lëndime të lehta trupore një nga shoferët dhe dy pasagjerë. Të lënduarit janë dërguar menjëherë në emergjencën e Ferizajt, ku pas marrjes së ndihmës mjekësore janë lëshuar për në shtëpi.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po vazhdon me hetimet për zbardhjen e plotë të rastit./IndeksOnline/