75 Mall Live Search
19:11 / E Martë, 28 Shtator 2021 / k.v

Aksident në magjistralen Malishevë – Rahovec, shtatë të lënduar

Shtatë persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në magjistralen Malishevë-Rahovec.

Në aksident ishin të përfshirë tre vetura, njëra nga ta i takon Prokurorisë së Gjakovës.

Disa nga të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Gjakovë e disa të tjerë janë dërguar për në Prizren.