14:56 / E Martë, 12 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Aksident në magjistralen Prishtinë-Gjilan (Foto)

Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Gjilan ku janë përfshirë dy vetura.

Sipas pamjeve që një lexues i ka dërguar redaksisë së “Indeksonline”, shihet që aksidenti ka ndodhur në Bresalc.

Njëra nga makinat ka përfunduar jashtë rrugës, por nuk raportohet për të lënduar./Indeksonline/