75 Mall Live Search
08:28 / E Hënë, 31 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Aksident në magjistralen Prishtinë-Gjilan, rrokulliset një veturë

Një veturë është rrokullisur dhe ka përfunduar në humnerë në magjistralen Prishtinë-Gjilan, mëngjesin e sotëm.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Slivovë.

Kallxo.com ka siguruar fotografi ku shihet vetura që ka rënë poshtë rrugës ndërsa ekipet e policisë janë parë në vend të ngjarjes.

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky aksident.