21:35 / E Hënë, 18 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Aksident në magjistralen Prishtinë – Gjilan: Shtypet për vdekje 65 vjeçari

Pas një aksidenti të rëndë trafiku ka vdekur një person 65 vjeçar.

Aksidenti ka ndodhur në Hajvali në magjistralen Prishtinë – Gjilan.

Vetura që ka shtypur këmbësorin ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Vendi ku ka ndodhur aksidenti është një rrugë ku nuk ka trotuare dhe nuk ka as ndriçim./Klan Kosova/