Aksident në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë (Foto)
Një aksident komunikacioni ka ndodhur sot pasdite në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, konkretisht në fshatin Stanovc.
Lexues të Indeksonline kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se në aksident janë të përfshira dy vetura.
Aksidenti ka ndodhur në ora 18:15, derisa ekipet policore kanë dal në vendin e aksidentit dhe po hetojnë rastin.
Nuk raportohet për të lënduar. /Indeksonline/