18:26 / E Shtunë, 03 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Aksident në magjistralën Prishtinë-Pejë, bllokohet rruga më shumë se një orë

Një aksident trafiku ka ndodhur tek ura Henc në Fushë Kosovë.

Dëshmitarë nga vendi ngjarjes për Indeksonline kanë treguar se janë duke pritur që më shumë se një orë në kolonë.

Përkatësisht, prej Sllatinës e deri në hyrje Fushë Kosovë është bllokuar rruga.

Nuk dihet për pasojat e aksidentit, mirëpo sipas tyre është aksident i rëndë./Indeksonline/