08:11 / E Mërkurë, 26 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, dy të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Prishtinë-Pejë, përkatësisht Gllarevë.

Në këto foto të Indeksonline mund të shihni veturën e cila ka dalë jashtë rrugës dhe një tjetër me demë të konsiderueshme.

Sipas dëshmitarit dy persona janë lënduar, derisa edhe ambulanca shihet në vendin e aksidentit./Indeksonline/