14:15 / E Martë, 14 Shtator 2021 / OSH

Aksident në magjistralen Shtime-Prizren, ka edhe fëmijë të lënduar

Një aksident trafiku sapo ka ndodhur në mes një betonjerke dhe një veture në magjistralen Shtime-Prizren, saktësisht në Carralevë.

IndeksOnline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.

Një dëshmitar i rastit ka pohuar se disa persona janë lënduar si pasojë e aksidentit.

Sipas tij, ka edhe fëmijë të lënduar./indeksOnline/