75 Mall Live Search
16:55 / E Martë, 28 Korrik 2020 / indeksADMonline

Aksident në Makovc, humb jetën një person

Një aksident trafiku ka ndodhur pak më parë në fshatin Makovc të komunës së Prishtinës.

Aksidenti është shkaktuar në mes një veture dhe një kamioni.

Ndërsa, IndeksOnline mëson se një person ka humbur jetën si pasojë e përplasjes.

Po ashtu, në një video që ka siguruar IndeksOnline shihet se është krijuar kolonë e gjatë 3 kilometra./IndeksOnline/