Aksident në Mazgit/ Dyshohet se mbi 10 vetura janë të përfshira, 5 të lënduar

Mbrëmjen e sotme në Mazgit ka ndodhur një aksident trafiku mes disa veturave, shkruan Indeksonline.
Dëshmitarët thonë se të përfshira ishin mbi 10 vetura. Sipas tyre, shkaku i aksidentit është rruga e ngrirë.
Lidhur me rastin, për Indeksonline është deklaruar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo tha se si pasojë e këtij aksidenti zingjiror janë lënduar pesë persona.
“Rreth orës 22:30 kemi pranuar informatën se në fshatin Mazgit ka ndodhë një aksident trafiku zingjiror ku janë përfshirë disa automjeteve.Bazuar në të dhënat e deritanishme, si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore kanë pësuar pesë persona. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”.
Më poshtë pamjet nga vendi i ngjarjes: