07:40 / E Mërkurë, 28 Tetor 2020 / OSH

Aksident në mëngjes, motoçikleta bëhet “kërrsh”

Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në komunën e Prishtinës, saktësisht në rrugën “Luan Haradinaj”.

Një lexues i IndeksOnline ka dërguar video në redaksinë tonë ku shihet se një motoçikletë është aksidentuar rreth orës 07:00, të mërkurën.

Sipas videove motoçikleta ka pësuar dëme të mëdha materiale, ndërkohë ende nuk dihet për persona të lënduar.

Në vendin e ngjarjes tanimë kanë dalë njësitet policore dhe autoambulanca./IndeksOnline/