75 Mall Live Search
21:40 / E Diele, 31 Mars 2019 / indeksADMonline

Aksident në mes Rahovecit dhe Gjakovës, dyshohet për të vdekur

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në rrugën mes Rahovecit dhe komunës së Gjakovës.

Sipas burimeve të Indeksonline si pasojë e aksidentit ka edhe persona të vdekur.

Në vendin e ngjarjes tashmë kanë arritur edhe ekipet emergjente, meqë rast Policia e Kosovës për këtë rajon ka kthyer shumë vetura prapa pasi është e pamundur të kalohet në atë anë.

Indeksonline ka siguruar edhe disa fotografi ku shihet se kolona të gjata janë shkaktuar si pasojë e aksidentit./Indeksonline/