75 Mall Live Search
17:01 / E Enjte, 18 Mars 2021 / OSH

Aksident në mes tri veturave në Lluzhan të Podujevës

Një aksident trafiku në mes tri veturave ka ndodhur para pak minutash në fshatin Lluzhan të komunës së Podujevës.

IndeksOnline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.

Sipas pamjeve, tri vetura kanë qenë të përfshira në këtë aksident.

S’raportohet për të lënduar.

Kurse, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin./IndeksOnline/