75 Mall Live Search
18:56 / E Mërkurë, 29 Tetor 2025 / F.R

Aksident në mes veturës dhe kamionit në Prishtinë

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në Prishtinë, saktësisht tek “Rrethi me Flamur”.

Sipas pamjeve të siguruara nga IndeksOnline, vërehet se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion.

Ende nuk është bërë e ditur nëse ka persona të lënduar.

Policia ka arritur në vendin e ngjarjes dhe po meret me rastin.

Më poshtë mund të shihni pamjet./IndeksOnline/