Aksident në mes veturës dhe motoçikletës në Gjakovë, lëndohet një person

Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë ditës së sotme në lagjen “Dardania” në Gjakovë, saktësisht në rrugë Gjakovë-Pejë.
Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhëndës polici për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili tregoi se në këtë aksident është përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.
Elezaj, bëri të ditur se një person ka pësuar lëndime trupore.
“Në lagjen “Dardania” në Gjakovë (rruga Gjakovë-Pejë) rreth orës 16:40 një veturë dhe një motoçikletë janë përfshirë në aksident trafiku. Përveç dëmeve materiale një person ka pësuar lëndime trupore. Njësia e trafikut rajonal është duke trajtuar rastin”, ka thënë Elezaj për Indeksonline.