75 Mall Live Search
22:19 / E Premte, 31 Janar 2020 / indeksADMonline

Aksident në Mitrovicë, katër persona të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në Mitrovicë mes dy veturave.

Rreth këtij rasti Indeksonline, kontaktoi me Avni Zahitin, zëdhënësin e Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës.

“Një aksident   trafiku me të lënduar ka ndodhur sonte rreth  orës 20:00, në Tunelin e parë në Mitrovicë. Në aksident ishin të përfshira  dy vetura civile, ku  si pasojë e aksidentit  lëndime  kane pësuar katër   persona të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës.”, u shprehë ai./Indeksonline/