17:42 / E Hënë, 01 Tetor 2018 / indeksADMonline

Aksident në një fshat të Prishtinës, lëndohen pesë persona

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak më parë në fshatin Keqekollë të Prishtinës.

Rastin e ka konfirmuar për Indeksonline, zyrtarja për informim e policisë për rajonin e kryeqytetit, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se në këtë aksident janë të përfshira dy vetura të  tipit “Volksfagen” dhe si pasojë kanë mbetur të lënduar pesë  persona.

Sipas saj, të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësorë në QKUK.

Mësohet se lëndimet nuk janë edhe shumë serioze.

Me rastin po merret njësiti i trafikut./Indeksonline/