Aksident në Novosellë të Vushtrrisë, shkaktohet kolonë e gjatë
Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në Novosellë të komunës së Vushtrrisë.
Në aksident janë përfshirë një kamionetë dhe dy vetura.

Nuk dihet për të lënduar, por si pasojë e këtij aksidenti është shkaktuar kolonë në këtë pjesë të vendit ndërsa në vendin e ngjarjes kanë arritur ekipet emergjente.
Duhet theksuar se si pasojë e reshjeve të shumta të shiut gjatë ditëve të fundit ka pasur një numër të madh të aksidenteve./Indeksonline/


