75 Mall Live Search
17:18 / E Enjte, 26 Shkurt 2026 / Z S

Aksident në Ozdrim të Pejës, deklarohen nga Policia

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në Ozdrim të Pejës.

Sipas pamjeve të sigurara nga Indeksonline, dy vetura janë përplasur në mes veti.

Lidhur me këtë janë deklaruar nga Policia e Kosovës.

Fadil Gashi, zëdhënës rajonal i Policisë në Pejë ka thënë se në këtë aksident lëndime kanë pësuar katër persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor.

Po ashtu bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dal hetuesit e aksidenteve të Trafikut Rajonal./Indeksonline/