75 Mall Live Search
15:37 / E Shtunë, 20 Qershor 2026 / F.R

Aksident në Ozdrim të Pejës, dy të lënduar

Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur sot rreth orës 08:45 në fshatin Ozdrim të Pejës.

Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ku bëri të ditur se dy persona kanë mbetur të lënduar.

“Rreth orës 08:45, Policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në fshatin Ozdrim të Pejës, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit”, ka thënë Rugova./IndeksOnline/