75 Mall Live Search
17:08 / E Enjte, 24 Prill 2025 / Z S

Aksident në Ozdrin të Pejës, gjashtë persona pësojnë lëndime

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditën e sotme rreth orës 16:20 minuta në fshatin Ozdrin të Pejës.

Në këtë aksident trafiku gjashtë persona kanë pësuar lëndime.

Kjo është bërë e ditur nga Driton Rugova, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë.

Ai shtoi se në aksident të përfshira janë dy vetura.

“Sot rreth orës 16:20, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Ozdrim-Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara dy vetura dhe si pasojë e aksidentit gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore, të njëjtit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, ka thënë Rugova./Indeksonline/