Aksident në Pejë, dy vetura dalin nga rruga

Një aksident trafiku mes dy veturash ka ndodhur në Pejë.
Aksidenti ka ndodhur në dalje të qytetit, të njohur në vendin si “Tranziti”.
Dy vetura kanë pësuar dëme materiale, dhe që të dyja kanë përfunduar jashtë rruge.
Indeksonline raporton se në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet relevante të policisë dhe janë duke e hetuar rastin.
