75 Mall Live Search
14:23 / E Martë, 03 Qershor 2025 / k.v

Aksident në Pejë, përfshihet një veturë dhe një motoçikletë

Një aksident trafiku ka ndodhur mesditën e sotme në Pejë, ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.

Lexuesit e IndeksOnlinet kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet motoçikleta e rrëzuar në asfalt, ndërsa në vend ndodhen edhe njësitet e Policisë së Kosovës, të cilat po merren me rastin.

Deri në këto momente, nuk është konfirmuar nëse ka persona të lënduar si pasojë e aksidentit.

IndeksOnline do t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim të ri lidhur me këtë rast.