75 Mall Live Search
10:31 / E Mërkurë, 18 Qershor 2025 / k.v

Aksident në Pejë/ Përplasen vetura dhe motoçikleta, pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Pejës, ku janë përplasur një veturë dhe një motoçikletë.

Lexuesit e IndeksOnline kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet motoçikleta e rrokullisur në mes të rrugës.

Policia rrugore ka dalë menjëherë në vendin e aksidentit dhe është duke u marrë me hetimin e shkaqeve.

Deri më tani nuk është bërë e ditur gjendja shëndetësore e personave të përfshirë në këtë përplasje./IndeksOnline/