75 Mall Live Search
15:49 / E Enjte, 20 Mars 2025 / k.v

Aksident në periferi të Skenderajt – Vetura “ngulitet” në anësore (Video)

Një aksident trafiku ka ndodhur në periferi të Skenderajt, ku një veturë është përplasur dhe ka përfunduar e “ngulur” në anësore.

Lexuesit e IndeksOnline kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet dëmtimi i konsiderueshëm i automjetit.

Policia e trafikut ka dalë në vendin e aksidentit dhe është duke u marrë me rastin.

Deri më tani nuk ka informacione për gjendjen shëndetësore të personit apo personave të përfshirë në këtë aksident.

IndeksOnline do të ju mbajë të informuar për zhvillimet e reja.