20:42 / E Premte, 30 Korrik 2021 / OSH

Aksident në Podujevë, dërgohen në QKUK dy persona

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në fshatin Lupç të Podujevës, ku janë lënduar disa persona.

Zëdhënësja e PK-së, Flora Ahmeti, për IndeksOnline tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:00.

“Sot rreth orës 18:00 në fshatin Lupç të Podujevës, ka ndodhë një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit dy person kanë pësuar lëndime trupore. Personat e lënduar janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor në QKUK. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, tha ajo./IndeksOnline/