75 Mall Live Search
15:38 / E Enjte, 05 Gusht 2021 / OSH

Aksident në Podujevë, pesë persona të lënduar

Një aksident trafiku në mes dy veturave ka ndodhur para disa minutash në fshatin Peran, në komunën e Podujevës.

Si pasojë e aksidentit, pesë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Rastin e ka konfirmuar për IndeksOnline zëdhënësja e PK-së, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 15:00 në fshatin Peran të Podujevës, ka ndodhë një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete.

Si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime trupore. Personat e lënduar janë  dërguar  për trajtimin e nevojshëm mjekësor .

Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, tha ajo./IndeksOnline/