Aksident në Podujevë, vetura futet në një nga lokalet në qendër
Dy vetura janë aksidentuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, përcjellë Indeksonline.
Aksidenti, siç mëson Indeksonline, ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit në qendër të Podujevës, përkatësisht në rrugën “Zahir Pajaziti”.

Njëra nga veturat ka hyrë në një lokal parukerie në qendër të qytetit.

Shkak i aksidentit besohet të jetë shpejtësia e tejkaluar në një zonë ku ajo është e kufizuar në 30 km/h.
