Aksident në Podujevë, vetura përfundon në lumin ‘Llap’
Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në Podujevë.
Sipas pamjeve të siguruara nga IndeksOnline, vërehet se një veturë ka përfunduar në lumin “Llap”.
Ende nuk është bërë e ditur nëse ka persona të lënduar nga ky aksident.
Policia ka arritur në vendin e ngjarjes dhe po meret me rastin.
Më poshtë mund të shihni pamje nga vendi i ngjarjes./IndeksOnline/

