75 Mall Live Search
12:35 / E Shtunë, 12 Korrik 2025 / L A

Aksident në Podujevë, vetura përplas biçiklistin

Një aksident ka ndodhur sot paradite në qytetin e Podujevës, ku një veturë ka goditur një biçiklist në rrethana ende të paqarta.

Sipas dëshmitarëve, përplasja ndodhi në një zonë të frekuentuar, duke shkaktuar shqetësim te kalimtarët që menjëherë njoftuan ndihmën e shpejtë dhe policinë.

Biçiklisti ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar me urgjencë në spital për trajtim mjekësor.

Ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore, ndërsa autoritetet janë duke e hetuar rastin për të sqaruar shkaqet e aksidentit