Aksident në Poklek, vetura godet një motoçikletë

Një aksident i rëndë trafiku, ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Poklek të Ri të Drenasit. Në këtë aksident janë përfshirë një veturë Golf 7, e cila ka goditur një motoçikletë.
Raportohet se ka dhe të lënduar, si pasojë e këtij aksidenti.
Në fotot nga vendi i ngjarjes shihet se vetura e përfshirë në këtë aksident, ka pësuar dëme të konsiderueshme./Indeksonline/
